FOTO/ Aguero e nis në mënyrën më të mirë aventurën te Barcelona, i bën vetes dhuratë “bishën” 500 mijë euroshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 13:56

FOTO/ Aguero e nis në mënyrën më të mirë aventurën te Barcelona, i bën vetes dhuratë “bishën” 500 mijë euroshe

Serxho Aguero u bashkua zyrtarisht me Barcelonën këtë verë pas 10 sezoneve me Mançester Sitin.

aguero

Për ‘’El Kun’’ ky do të jetë një rikthim në Spanjë pasi ka veshur më parë fanellën e Atletiko Madridit. Sulmuesi argjentinas ka lënë pas pushimet për tu kthyer në Barcelonë në mënyrë që të nisë sa më shpejt stërvitjen me klubin katalanas.

Por 33 vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo ka zbarkuar në Barcelonë i ka bërë vetes një dhuratë 500 mijë eurosh. Aguero ka blerë një makinë të llojit Ferrari SF90 Stradale e cila kushton gjysmë milioni euro. Vetë sulmuesi ndau një foto me bishën e re për fansat e tij në rrjetet sociale.

3 2 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"