FOTO/ 5 shqiptarë për Lokomotivën, klubi kroat bën gjestin e madh: Fitoren ia dedikojmë miqve tanë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 21:40

FOTO/ 5 shqiptarë për Lokomotivën, klubi kroat bën gjestin e madh: Fitoren ia dedikojmë miqve tanë!

Dy shqiptarët Myrto Uzuni e Lirim Kastrati shënuan në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit ditën e sotme në Kroaci, teksa festuan edhe me një fanellë ku ishte stampuar flamuri shqiptar.

shqiptaret lokomotiva zagreb

Por, një gjest të madh ka bërë edhe vetë klubi kroat i Lokomotivës. “Ia dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë nga Shqipëria” – shkruan klubi në postimin pas ndeshjes në rrjetet sociale, ndërsa shihen edhe lojtarët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva, teksa pozojnë të gjithë bashkë.

kastrati uzuni

lokomotiva zagreb

41

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"