FOTO/ 4 vite punë dhe kënaqësi, ish-trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë jep lamtumirën: 2-3 individë nuk më heqin respektin për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 19:49

FOTO/ 4 vite punë dhe kënaqësi, ish-trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë jep lamtumirën: 2-3 individë nuk më heqin respektin për ju

Ish-trajneri i Tërbunit Oltijon Kërnaja i dha lamtumirën skuadrës dhe tifozëve pukjanë pas shkarkimit nga detyra.

kernaja

Në një mesazh në rrjetet sociale, 31-vjeçari renditi bilancin pozitiv gjatë 4 viteve që punoi në klubin pukjan si shef i klubit dhe trajner duke theksuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Pavarësisht pakënaqësive ndaj “2-3 personave”, Kërnaja ruan respektin maksimal për qytetin e Pukës.

Ai ndihmoi ekipin sezonin e kaluar të ngjitej në Kategorinë e Parë.

Mesazhi i Oltijon Kërnajës:

oltijkon

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"