FOTO/ 2 portierë në formacion, luan kundër Benfikës me vetëm… 9 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 22:31

FOTO/ 2 portierë në formacion, luan kundër Benfikës me vetëm… 9 lojtarë

Në futboll po ndodhin gjëra të çuditshme, kjo falë prezencës së Covid-it që ka përgjysmuar numrin e lojtarëve në skuadra.

cuna

Infektimet me Covid po i prishin punë shumë ekipeve që janë të detyruar të dalin nga protokollet e ndeshjes, apo përgatitjet e mëparshme vetëm e vetëm që mos të humbasin pikët në tavolinë.

Rasti më i fundit vjen nga Portugalia, ku skuadra e Belenenses është detyruar të hyjë në fushë me 9 lojtarë dhe asnjë rezervë në stol, kjo për shkak se pjesa dërrmuese e skuadrës është infektuar me virus.

Një rast i padëgjuar më parë, por më se i lejuar nga rregullat e futbollit, që parashikojnë një numër minimal prej 7 lojtarësh me të cilët një ekip duhet të hyjë në fushë.

Përballë Benfiksë, Belenense aktivizoi dy portierë në fushë, njëri prej të cilëve do të dalë nga roli i tij për të ndihmuar skuadrën në repartet e tjera. Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke lënë jo pak të habitur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"