“Fortësia e Egnatias nis nga… mbrojtja”, Fangaj: Ne do të jemi surpriza e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 16:21

“Fortësia e Egnatias nis nga… mbrojtja”, Fangaj: Ne do të jemi surpriza e sezonit

Është në një moshë që po futet në kulmin e karrierës. Të luash në ekip si Laçi e më pas Vllaznia, me një total prej 108 ndeshjesh në Superiore dhe 3 gola të shënuar, për një mbrojtës krahu, janë shifra më se inkurajuese. Veçanërisht tani, në prag të një sezoni të ri.

Fangaj-1-1

Me një skuadër tjetër të re si Egnatia ku, Abdurraman Fangaj ka vendosur të japë tashmë pa u kursyer kontributet e tij. Dje në mesditë futbollisti ka qenë i hapur për të treguar shumëçka nga karriera, sikurse dhe nga synimet që ka tani, që prej afro një muaji e më shumë i përket jo thjesht skuadrës rrogozinase.

Fangaj, stacioni i 3-të i karrierës suaj bëhet tashmë Egnatia…

Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Egnatias nga fillimi i fazës përgatitore thuajse një muaj më parë. Ndihem vërtetë shumë mirë këtu. Ishte projekti që presidenti Agim Demrozi ka prezantuar që të mos hezitoja të firmosja dhe të luajë në sezonin e ri 2022-2023 me Egnatian.

Çfarë ka ndryshuar nga vjet e gjer më tani sipas jush?

Është e vërtetë që nga sezoni i shkuar me përjashtim të qendërmbrojtësit Aleksandër Kacbufi, nga mbrojtja nuk ka mbetur më asnjë lojtar. Ajo që mund të them me bindje, duke përmendur emrat që kanë ardhur gjatë kësaj vere mund të them pa as një mëdyshje se i ka zili çdo skuadër e Superiores. Si nga krahët ashtu dhe në qendër reparti difensiv duket shumë solid. Në këtë situatë vetëm pak ditë para startit të sezonit të ri Egnatia, e them me bindje të palëkundur, se fortësinë e saj si skuadër tanimë e ka te…mbrojta.

Në karrierën tuaj keni shënuar edhe 3 gola. A mundet t’i riktheni këto emocione dhe tek Egnatia? Ruaj kujtime shumë të bukura nga përvojat në Laç dhe në Shkodër. Tre golat e mi?

Mendoj se i ka shënuar skuadra. Meritat janë të përbashkëta. Unë dihet që nuk jam sulmues dhe nuk e kam detyrë të mirëfilltë golin. Ajo që unë dua të bëj mirë dhe shumë mirë madje, është të derdh maksimumin e energjive të mia në postin e mbrojtësit të djathtë që më është besuar. Mund të pohoj se edhe në miqësoret e luajtura jemi përpjekur, së bashku me pjesëtarët e tjerë të repartit të prapavijës, të hedhim themele të forta në këtë repart për të qenë sa më të fortë në sezonin e ri ku na presin ndeshje tepër të forta e kundërshtarë po të tillë. Por, ne do të dimë t’i tregojmë më së miri vlerat tona.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"