Formula e kualifikimit për në Botëror, shuhen shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 22:33

Formula e kualifikimit për në Botëror, shuhen shanset e Shqipërisë për të marrë pjesë nëpërmjet Ligës së Kombeve

Shuhen shanset e Shqipërisë për të shkuar në Botërorin e 2020 nga Liga e Kombeve. UEFA ka bërë publike së fundmi formulën e kualifikimit të kombëtareve për në Botërorin i cili do të mbahet në Katar.

shqiperia kombetarja

Me formulën e re, në Botëror do të kualifikohen 10 fitueset e grupeve, ndërsa në play off do të marrin pjesë 10 skuadrat e dyta.

uefa liga e kombeve

10 vendeve të dyta nga kualifikueset e Botërorit do t’i bashkohen edhe 2 Kombëtaret me renditjen më të lartë nga Liga e Kombeve. Pra Shqipëria, do të luajë Ligën e Kombeve në vitin 2020 vetë për të synuar ngjitjen në Ligën B, pasi shanset për të shkuar në Botëror nga Liga e Kombeve, janë thuajse të pamundura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"