Formula e Kontes funksionon, gota është gjysmë plot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 20:06

Formula e Kontes funksionon, gota është gjysmë plot

Thonë që një person nuk është realisht i lumtur nëse nuk ka një gotë përpara tij. Antonio Konte është një hap më tej, dëshiron të kuptojë se çfarë po pi, të njohë për të kuptuar, të vlerësojë për të përmirësuar. Apo, për të mbushur akoma më shumë një gotë që sot duket gjysmë plot. Filozofi jete, në kërkim të vazhdueshëm të një dëshmie cilësie. Megjithatë, lidhja e rrugës së këtij Interi me atë të sezonit të ardhshëm nuk është një operacion korrekt.
kONTE

SHIFRA – Si matet gota? Treguesi më i thjeshtë në rastet më të shumta janë fitoret. Interi jashtë Champions-it në grupe dhe i eliminuar në Kupën e Italisë? Po atëherë çfarë ka sjellë Konte? Mjafton të gërmosh. Fitoret nuk janë termometri i vetëm. Janë një pikënisje, sigurisht, por nuk ndihmojnë në vlerësimin e një projekti. Interi sot ka 11 pikë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Megjithatë, nëse është e vërtetë që një kampionat vështirë se mund të krahasohet me një tjetër, atëherë ndoshta është më logjike të shihet një tjetër numër. Një vit më parë, në javën e 29-të, pikët e distancës nga kreu (pra, Juventusi) ishin 25: bardhezinjtë kishin në klasifikim 50% më shumë të pikëve zikaltër, sikur po luhej një turne tjetër. Sot zikaltrit janë 8 pikë larg: do të thotë që diferenca është ngushtuar me 2/3-at. Nuk mjafton, nuk është gjithçka, sepse Interit sot mund t’i kërkohej të vishte “petkun” e Lacios. Por, të mos njohësh hapin e hedhur përpara është disi si të mbyllësh sytë.
espozito interi
KRITIKA – Interi po ndërton një rrugëtim për t’u rikthyer te fitoret. Dhe Konte ka dashur ta rikujtojë, pas fitores kundër Breshës. Fraza: “Më sulmoni mua, jo lojtarët dhe klubin” lindi nga një keqdashje për disa kritika të marra gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas paraqitjes me Parmën. Shprehja ishte edhe një sulm ndaj armiqve, që tek Interi e kujtojnë nga koha e Murinjos. Grupi i punës nuk preket: ai grup pune të cilin trajneri po përpiqet të motivojë duke u kërkuar të gjithëve të besonin te një luftë “e pamundur” për titullin.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"