FORMULA 1/ Zgjedhje surprizë e Fernando Alonsos, ish-kampioni i Botës firmos zyrtarisht me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2022 | 10:58

FORMULA 1/ Zgjedhje surprizë e Fernando Alonsos, ish-kampioni i Botës firmos zyrtarisht me skuadrën e…

Aston Martin nuk ka vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Sebastian Vetel, i cili do të largohet nga ky sport në fund të këtij sezoni. Ai që do të zëvendësojë gjermanin do të jetë ish-kampioni i Botës, Fernando Alonso.

alonso vetel

Spanjolli ka firmosur për një sezon me scuderinë britanike, ku do të jetë shok skuadre me pilotin kanadez, Lenc Stroll.

Edhe pse 41-vjeç, Alonso nuk ka ndërmend ende të tërhiqet nga ky sport dhe është gati për të ndihmuar Aston Martin të arrijë më shumë pikë në sezonin e ardhshëm.

 

Nga ana tjetër, Alpine, pritet që ta zëvendësojë spanjollin me pilotin 21-vjeçar nga Australia, Oskar Piastri, i cili po bën mirë në Formula 2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"