Formula 1/ Vetel përplaset që në start, Hamilton triumfon në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 17:17

Formula 1/ Vetel përplaset që në start, Hamilton triumfon në Itali

Gara e Monzës mund të konsiderohet padyshim si një nga garat më të bukura të këtij sezoni në Formula 1. Fituesi i garës së sotme është Luis Hamilton dhe ka qenë një fitore plotësisht e merituar. Që në startin e garës kishim një moment ku Hamilton dhe Vetel patën një kontakt mes tyre ku i humbur doli piloti i Ferrarit i cili u desh të shkonte në bokse.

Sebastian-Vettel-span-out-after-colliding-with-Lewis-Hamilton-1489595

Ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonen u mundua të bënte më të mirën për skuderinë e kokëkuqes ku arriti të kryesonte garën për shumë xhiro, por nuk ka arritur të fitojë garën, duke u parakaluar nga Hamilton. Ndërsa Vetel nuk mundi të arrinte më shumë sesa vendin e katërt.  Ndërkohë më poshtë shikoni dhe renditjen e plotë të garës së sotme.

40530843_490320378098510_7200624456857812992_o

40530029_490317621432119_5018242593260044288_o

Lewis-Hamilton-came-out-behind-Kimi-Raikkonen-after-his-pit-1489635

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"