FORMULA 1/ Verstapen triumfon në çmimin e madh të Italisë, Hamilton bën të pamundurën. Zhgënjen dyshja e Ferrarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 18:46

FORMULA 1/ Verstapen triumfon në çmimin e madh të Italisë, Hamilton bën të pamundurën. Zhgënjen dyshja e Ferrarit

Mask Verstapen arriti të fitoje çmimin e madh të Imola në Itali, duke lënë pas kampionin e botës Luis Hamilton dhe Lando Norrisin të McLaren-it.

stapen

Piloti belg zhvilloi një garë fantastike, garë të cilën e nisi nga vendi i tretë, por ishte dhe me fat sepse e gjithë gara ishte mjaft kaotike e mbushur me aksidente nga shiu. Ndërkohë një garë të magjishme zhvilloi piloti britanik, Luis Hamilton, i cili e nisi garën i pari, përfundoi në vendit e 9-të dhe më pas u rikthye duke arritur të dalë i dyti.

Ndërkohë gara kishte dhe një flamur të kuq pas përplasjes së Botas me Xhorxh Rasëll në xhiron e 32-të. Ndërkohë dy pilotët e Ferrarit, Çarls Leklerk dhe Karlos Sainz nuk arritën të ngjiteshin në podium, por u pozicionuan në zonën e pikëve duke mbajtur vendin e 4-ët dhe të 5-të.

Kjo ishte gara e dytë e sezonit, pas asaj në Bahrein të fituar nga Luis Hamilton, teksa pritet një sezon sezon fantastik me duelin Verstapen-Hamilton i cili është ndezur që në garën e dytë.

formula1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"