FORMULA 1/ Verstapen vazhdon serinë e fitoreve, triumf në garën e parë në Majemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2022 | 23:58

FORMULA 1/ Verstapen vazhdon serinë e fitoreve, triumf në garën e parë në Majemi

Çmimi i Madh i Majemit në Formula 1, ka parë të kurorëzohet si fitues kampionin e botës në fuqi, Maks Verstapen, i cili ia doli që të triumfonte përballë kryesuesit të kampionatit, Sharl Leklerk në atë që ishte gara e parë në këtë pistë.

verstapen leklerk

Edhe pse francezi i Ferrarit nisej i pari, holandezi ia doli që ta parakalonte pas pak xhirosh, duke i rrëmbyer vendin e parë që do ta mbante deri në fund. Ai krijoi një distancë sigurie dhe kur kjo e fundit u zhduk si pasojë e hyrjes së makinës së sigurisë në pistë, ia doli që të ruhej nga tentativat e sulmit të ferraristit dhe të mbronte deri në fund këtë vend të parë, për të fituar garën e tretë në këtë sezon dhe për të ngushtuar disi diferencën që ka me Leklerk në renditjen e kampionatit.

ffffffff

Podiumin e plotësoi Karlos Sainz me Ferrari, i cili ia doli të mbante pas makinën e dytë Red Bull të Serxhio Perez. Ndërkohë, surpriza ishte te Mercedes ku Rasëll, i cili e kishte nisur garën në vendin e 12, siguroi vendin e pestë duke parakaluar pikërisht Hemilton, që u desh të kënaqej me vendin e 6 në këtë garë. Në zonën e pikëve përfunduan edhe Botas me Alfa Romeo, Okon dhe Alonso me Alpine si dhe Albon me Uilliams.

sdsdsdsds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"