FORMULA 1/ Verstapen triumfon në Francë dhe arratiset për titullin, Lëklerk e mbyll në barriera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2022 | 17:05

FORMULA 1/ Verstapen triumfon në Francë dhe arratiset për titullin, Lëklerk e mbyll në barriera

Maks Verstapen duket se po marshon drejt titullit të dytë kampion radhazi në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull ka fituar sot në Çmimin e Madh të Francës dhe ka thelluar diferencën me ndjekësin më të afërt, Sharl Lëklerk, i cili përplasi Ferrarin e tij me barrierat dhe e mbylli pa pikë garën.

sdsdsdsdsds

Në fakt, piloti i Ferrarit i bëri një nisje fantastike garës duke kaluar Verstapen në start dhe duke e mbajtur për shumë xhiro mbrapa pilotin e Red Bull. Ky i fundit ndryshoi strategji dhe u fut në bokse, ndërsa Lëklerk mbeti jashtë duke u munduar të administronte gomat. Por një manovër e gabuar në xhiron e 18 e nxori nga pista duke e përplasur makinën me barrierat, e kështu duke ia bërë më të thjeshtë ndjekësve.

dfg

Hyrja e makinës së sigurisë bëri që të plotësoheshin shpejt ndryshimet në bokse e kështu, Verstapen e pa veten në vendin e parë, para Hemilton dhe Perez. Pozicionet nuk do të ndryshonin deri në xhirot e fundit, kur një makinë sigurie virtuale ndihmoi Rasëll të kalonte Perez dhe t’i rrëmbente vendin e tretë pikërisht kur mbeteshin dy xhiro deri në fundin e garës.

asdasdasdas

Vendi i pestë i shkoi Sainz me makinën e dytë Ferrari, pasi zhvilloi një garë spektakolare, teksa u nis nga vendi i 19 dhe ishte protagonist i shumë parakalimeve derisa arriti në këtë pozicion. Alonso mori vendin e 6, i ndjekur nga Norris, Okon, Riçiardo dhe Stroll të cilët plotësuan zonën e pikëve.

Pas garës së sotme, Verstapen ka një avantazh prej 69 pikësh ndaj Lëklerk në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke krijuar një distancë të ndjeshme sigurie në luftën për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"