FORMULA 1/ Verstapen merr pole-position në sekondën e fundit për garën sprint, përplaset Hemilton (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 19:55

FORMULA 1/ Verstapen merr pole-position në sekondën e fundit për garën sprint, përplaset Hemilton (VIDEO)

Maks Verstapen ia ka dalë të sigurojë pole-position për garën sprint që zhvillohet nesër në Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1, në kualifikueset që u ndërprenë dy herë për shkak të aksidenteve të makinave Mercedes të Hemilton dhe Rasëll.

sdfsdfsdfsdfdsff

Lëklerk dhe Sainz dhuruan kohët më të shpejta në kualifikueset e treta dhe mendohej se do të arrinin të mbanin vijën e parë në garën sprint që dhuron pikë për Botërorin përveçse vendeve në nisjen e garës së të dielës. Por pikërisht në xhiron e fundit, në sekondën e fundit, Verstapen dhuroi një xhiro mbresëlënëse duke rimarrë vendin e parë për të kaluar dy makinat Ferrari.

Pas krahëve të tyre është Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull, por meksikani është nën hetim nga komisarët e pistës pasi ka shkelur vazhdimisht kufijtë e pistës gjatë xhirove të shpejta dhe mund të penalizohet për nisjen e garës sprint.

asdsdsaddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"