Formula 1/ Verstapen “mbret” në Monako, garë katastrofale për Hamilton. Shikoni renditjen e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 17:34

Formula 1/ Verstapen “mbret” në Monako, garë katastrofale për Hamilton. Shikoni renditjen e plotë

Piloti holandez, Maks Verstapen ja doli te triumfonte në duelin e madh të Monakos duke mundur konkurrencën e pilotit të Ferrarit, Karlos Sajnz dhe atë të Lando Norris të Meklaren.

verstapen
Verstapen u favorizua nga tërheqja nga gara e pilotit të Ferrrarit, Çarles Leklerk, i cili duhej ta niste nga vendi i parë garën ditën e sotme, por defekti i pësuar në ditën e djeshme në provat zyrtare e bëri të pamundur pjesëmarrjen e pilotit francez në shtëpinë e tij.

Garë historike për pilotin e Ferrarit, Karlos Sajnz i cili arrin podiumin e parë në karrierë me skuderinë e kuqe.

Garë për tu harruar për dy pilotët e Mercedez, Hamilton dhe Botas, me të parin i cili e mbylli garën në vendin e 7-të ndërsa piloti finlandez e mbylli garën pas xhiros së 33-të pas një problem me makinën.
f1

Renditjen e pilotëve e merr Maks Verstapen i cili ndodhet në kuotën e 105 pikëve, teksa ndjek Hamilton me vetëm 4 pikë më pak. Gara këtë sezon pritet të jetë mjaft e zjarrtë duke marrë parasysh dhe formën e mirë të skuderisë së “Red Bull”.

PANORAMAPSORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"