FORMULA 1/ Verstapen gabon gomat, Rasëll fiton sprintin në Çmimin e Madh të Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 22:27

FORMULA 1/ Verstapen gabon gomat, Rasëll fiton sprintin në Çmimin e Madh të Brazilit

Një gabim në strategji i skuadrës Red Bull që i vendosi Maks Verstapen gomat e gabuara, ka bërë që mini-gara sprint e Çmimit të Madh të Brazilit të ishte shumë më interesante se sa mendohej. Në fund fitorja i ka shkuar Xhorxh Rasëll të Mercedes, duke kaluar Karlos Sainz të Ferrarit dhe shokun e skuadrës, Luis Hemilton.

dfsdfsdfdsf

Red Bull vendosi që Verstapen të dilte në pistë me gomat e mesme dhe kjo rezultoi të ishte zgjedhja e gabuar, pasi gomat e buta duruan në pistën në Brazil dhe dhuruan paraqitje të mirë. Verstapen i mori kreun e garës Magnusen i cili rezistoi në vendin e parë vetëm dy xhiro pas pole-position surprizë të të premtes. Por gomat e buta bënë që ndjekësit të ishin më të shpejtë dhe kështu, nisi një duel i ethshëm me Verstapen që mundohej të mbrohej. Por ai e pa vetën të kalohej në fund nga Rasëll e më pas Sainz e Hemilton, duke e mbyllur në vendin e katërt këtë mini-garë.

Nuk munguan as shkëndijat e pazakonta në luftën brenda skuadrës, pasi Esteban Okon përplasi Fernando Alonson, ndërsa Lens Stroll nuk u kursye ndaj Sebastian Fetel.

asdasdasdsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"