Formula 1 / Verstapen do përsëri kreun, pole-position në pistën e shtëpisë në Holandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 18:32

Formula 1 / Verstapen do përsëri kreun, pole-position në pistën e shtëpisë në Holandë

Maks Verstapen ka treguar se sa shumë e do përsëri kreu e renditjes së Botërorit të Formula 1, duke siguruar një pole-position që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin në Çmimin e Madh të Holandës, në vendlindjen e tij. Në pistën e Zandvort, ai i rrëmbeu vendin e parë Luis Hemilton vetëm me xhiron e fundit të shpejtë, duke e kaluar për pak të mijtat e sekondës.

verstapen

Hemilton provoi të thyente kohën e holandezit, por ajo që regjistroi ai në xhiron e fundit ishte vetëm 0,03 sekonda me e ngadaltë e kështu, u desh të kënaqej me vendin e dytë në nisje, që sigurisht do të garantojë spektakël gjatë garës së nesërme. I treti është Valteti Botas me makinën tjetër Mercedes, ndërsa vendin e katërt e mori Alfa Tauri e Pierr Gasli.

Rreshti i tretë i përket dy makinave Ferrari, me Leklerk që u rendit përkrah shokut të tij të skuadrës, Karlos Sainz. 10-shen e parë e plotësuan Xhovinaci, Okon, Alonso dhe Riçiardo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"