FORMULA 1/ Vershtapen snobon rivalët: Jemi kundërshtarët e vetes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2023 | 14:30

FORMULA 1/ Vershtapen snobon rivalët: Jemi kundërshtarët e vetes

Gjithçka është gati, teksa tashmë jemi futur zyrtarisht në fundjavën e parë të Botërorit 2023 të Formulës 1. Si gjithnjë, ditën e djeshme, në prag të Çmimit të Madh të Bahrejnit u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp e pilotëve.

https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_221118084343-02-max-verstappen-family-abuse

Kampioni në fuqi i botës, Maks Vershtapen, u lëshoi menjëherë sfidën rivalëve që në Sakhir: “Kundërshtari i vërtetë për ne jemi vetë ne. Nuk mund të jemi perfektë, por gjithashtu nuk na lejohen gabimet”, ishin fjalët e para të pilotit të Red Bullit. “Kam kaluar një verë të bukur. Jam argëtuar pa menduar shumë për Formulën 1. Më pas fillova fazën e përgatitjeve”, shtoi më tej holandezi.

I pyetur nëse e shikon veten favorit, Vershtapen tha: “Testet kanë qenë pozitive, megjithatë duhet të presim dhe të shikojmë të dhënat që do të marrim këtë fundjave. Ndjesitë janë të mira. Skuadrat që kemi afër mund të na shkaktojnë probleme, por gjithashtu edhe ne mund të jemi një kërcënim për të tjerët”, u shpreh Maks Vershtapen, kampion i dy sezoneve të fundit në Formulën 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"