FORMULA 1/ Vershtapen mposht Leklerk në provat zyrtare, Hemilton dhe Mercedez vazhdojnë të zhgënjejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2022 | 19:32

FORMULA 1/ Vershtapen mposht Leklerk në provat zyrtare, Hemilton dhe Mercedez vazhdojnë të zhgënjejnë

Kampioni i botës në fuqi, Maks Vershtapen, ka gjetur “pole position”-in në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë.

vershtapen

Në shtëpinë e Ferrarit, ishte Red Bull-i që doli i kënaqur nga këto prova, me pilotin e saj që triumfoi mbi Sharls Leklerk, me afërisht 0.5 sekonda më pak.

Mercedezi zhgënjeu sërish në këto prova, me Hemilton që do të niset nga vendi i 13-të dhe Xhorxh Rasëll nga vendi i 11-të në garën e së dielës, me të dy pilotët që nuk arritën të kualifikoheshin në seksionin final të provave.

REZULTATI I PROVAVE:

rezultati

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"