FORMULA 1/ Vershtapen i “pa shqetësuar”, Hamilton dhe Botas në podium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2021 | 17:25

FORMULA 1/ Vershtapen i “pa shqetësuar”, Hamilton dhe Botas në podium

Maks Vershtapen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë. Piloti belg ka arritur të fitojë përsëri dhe qëndron i pari në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 156 pikë.

VERSHTAPEN 2

I dyti në këtë garë u rendit Ljuis Hemilton dhe podiumin e mbylli Botas. Në vendin e katërt u klasifikua Perez dhe i pesti Norris. Leklerk u rendit në vendin e shtatë ndërsa Alonso në të 9-in.

Raikonen në vendin e 11 dhe Riçardo në vendin e 13. Sakaq në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve është Vershtapen me 156 pikë në krye, i dyti renditet Ljuis Hemilton me 138 pikë dhe podiumin e mbyll Serxho Perez me 96 pikë.

Në renditjen e skuderive është Red Bulli që kryeson bindshëm me 252 pikë, Mercedes i dyti e 212, Meklaren-Mecedes me 12 dhe Ferrai i katërti me 108 pikë.

KLASIFIKIMI I ÇMIMIT TË MADH TË AUSTRISË –

KL 1

KLASIFIKIMI I PËRGJITHSHËM I PILOTËVE –

KL 2

KLASIFIKIMI I PËRGJITHSHËM I SKUDERIVE –

KL 3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"