FORMULA 1/ Vershtapen: Hamilton, rival për titull nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 19:59

FORMULA 1/ Vershtapen: Hamilton, rival për titull nëse…

Formula 1 po bëhet gati për startin e edicionit të ri. Më datat 23-25 shkurt do të zhvillohen testet e vetme në Bahrejn, ndërsa në të njëjtin vend do të mbahet gara e parë e sezonit më 5 mars.f1

Në prag të Botërorit 2023, Maks Varshtapen, kampion prej dy vitesh radhazi, ka folur për kundërshtarët më të rrezikshëm në këtë kampionat, duke përmendur pa diskutim britanikun Luis Hamilton: “Sigurisht njëri prej tyre është Luis Hamilton, që është një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e Formulës 1. Nëse do të ketë makinë të mirë ai mund të konkurrojë sërish për titullin. Kjo gjë vlen edhe për Xhorxh Rasëllin. Por gjithashtu nuk mbeten pas as Ferrari me Sharl Lëklerk apo MekLareni me Lando Norrisin”, deklaroi ndër të tjera Vershtapen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"