Formula 1/ U shpall kampion në xhiron e fundit, Vershtapen: Çmenduri, më duhej fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 16:15

Formula 1/ U shpall kampion në xhiron e fundit, Vershtapen: Çmenduri, më duhej fat

Maks Vershtapen u shpall kampion bote në Formula 1 falë një parakalimi në xhiron e fundit ndaj rivalit  të tij Luis Hemilton. Në përfundim të garës piloti u shpreh shumë i lumtur me këtë arritje.

vershtapen

“Është e pabesueshme, u përpoqa gjatë gjithë garës por në xhiron e fundit ja arrita. Nuk e di çfarë të them, ishte çmenduri. Falënderoj ekipin tim që e meriton po as sa unë. Më duhej një mrekulli, por dhe pak fat. Falenderoj Perez sepse bëri shumë për mua në këtë garë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ekip për gjithë jetën. Jam shumë i lumtur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"