FORMULA 1/ Surprizë në Çmimin e Madh të Hungarisë. Pole-position e merr Mercedes, por jo Hemilton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2022 | 18:17

FORMULA 1/ Surprizë në Çmimin e Madh të Hungarisë. Pole-position e merr Mercedes, por jo Hemilton

Provat zyrtare në pistën e Hungaroring, për Çmimin e Madh të Hungarisë, kanë dhuruar një rezultat të bujshëm pasi Xhorxh Rasëll me Mercedes ka siguruar për herë të parë në karrierë vendin e parë në start. Anglezi i Mercedes doli para dy makinave Ferrari me një xhiro të jashtëzakonshme, duke mposhtur si Sainz, ashtu edhe Lëklerk që dukeshin se po shkonin drejt një vije të parë krejtësisht të kuqe.

rasell

Rasëll ishte i jashtëzakonshëm në xhirot e tij të shpejta dhe kjo u kuptua nga fakti se me të njëjtën makinë, Luis Hemilton u rendit vetëm në vendin e 7. Norris me MekLaren u rendit në vendin e katërt, ndërsa më pas ishin dy makinat Alpine të Okon dhe Alonso. Vendi i 8 i shkoi Botas me Alfa Romeo, i ndjekur nga Riçiardo me MekLarenin tjetër.

Dështimi i provave zyrtare ishte skuadra e Red Bull. Ajo fillimisht pa Perez të eliminohej në kualifikueset e dyta, duke mbetur jashtë 10-shes së parë, e pastaj pa Verstapen të mos mbante dot ritmin e makinave kryesore, duke mbyllur provat zyrtare vetëm në vendin e 10.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"