FORMULA 1/ Spektakël përpara publikut të tij, Vershtapen dominon Holandën dhe i shkon akoma më pranë titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 17:05

FORMULA 1/ Spektakël përpara publikut të tij, Vershtapen dominon Holandën dhe i shkon akoma më pranë titullit kampion

Maks Vershtapen është i pandalshëm dhe me fitoren në Holandë, piloti i talentuar i Red Bull hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion.

vershtapen

Piloti holandez dhuroi spektakël përpara publikut të tij duke e dominuar garën nga fillimi e deri në xhiron e 72.

Podiumin e plotësoi Xhorxh Rasëll në vendin e dytë dhe të tretin Sharls Lëklerk. Duket se shanset për pilotin monegask kanë mbaruar, duke parë që ka humbur dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme nga Serxhio Perez.

pilotet

Për sa i përket konstruktorëve Red Bulli mund të quhet kampion, pasi Ferrari rrezikon të humbasë dhe vendin e dytë nga Mercedezi, në një garë që vazhdon të mbetet e hapur mes skuderisë italiane dhe asaj gjermane.

123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"