FORMULA 1/ Sezoni i ri fillon me dominimin e Red Bull, Verstapen merr pole-position në Bahrejn. Por Ferrari është aty!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2023 | 17:25

FORMULA 1/ Sezoni i ri fillon me dominimin e Red Bull, Verstapen merr pole-position në Bahrejn. Por Ferrari është aty!

Gara e parë e këtij sezoni në kampionatin e Formula 1, do të nisë përsëri me makinat për t’u mundur, ata të kampionëve në fuqi të Red Bull, në vijën e parë. Maks Verstapen dhe Serxhio Perez kanë vendosur diktatin e tyre në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahrejn për garën e nesërme që starton sezonin e ri.

verstapen

Verstapen ia doli të renditej përsëri para shokut të skuadrës por me vetëm me një avantazh minimal ndaj tij, me më pak se 2 të dhjetat e sekondës që ndanin makinat. Pas krahëve të tyre ishin dy makinat Ferrari, me Lëklerk që u rendit i treti dhe me Sainz i cili siguroi vendin e katërt vetëm me provën e tij në sekondat e fundit të kualifikueses së tretë.

Alonso me Aston Martin siguroi vendin e 5-të ndërsa pas tij ishin me radhë Rasëll, Hemilton, Stroll, Okon dhe Hulkenberg të cilët plotësuan 10-shen e parë të kualifikueseve.

WhatsApp Image 2023-03-04 at 5.27.39 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"