FORMULA 1/ Sebastian Vetel merr vendimin surprizë: Në fundin e sezonit… tërhiqem!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 13:15

FORMULA 1/ Sebastian Vetel merr vendimin surprizë: Në fundin e sezonit… tërhiqem!

Katër herë kampioni i Botës në Formula 1, Sebastian Vetel ka lançuar një deklaratë surprizë për të ardhmen e tij. Piloti gjerman 35-vjeçar ka deklaruar se në fundin e këtij sezoni nuk do të vazhdojë më të garojë dhe se do të merrte kohë për reflektim për atë që do të bëjë në të ardhmen:

FORMULA 1 1

“Gjatë 15 viteve të fundit kam pasur privilegjin të punoj me kaq shumë njerëz fantastikë në Formula 1, shumë për t’i renditur të gjithë.

Për dy vitet e fundit kam qenë pilot për Aston Martin. Megjithëse rezultatet tona nuk ishin aq të mira sa shpresonim, më duket e qartë se kemi përgatitur gjithçka për të konkurruar në nivelet më të larta në vitet në vijim.

Vendimi për t’u tërhequr ishte i vështirë dhe e mendova gjatë. Në fund të sezonit do të marr pak kohë për të reflektuar se në çfarë të fokusohem në të ardhmen.

Është e qartë se duke qenë baba, do të dëshiroj të kaloj më shumë kohë me familjen time.

Por sot nuk bëhet fjalë për të thënë lamtumirë. Përkundrazi, dua t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht tifozët, pa mbështetjen e pasionuar të të cilëve Formula 1 nuk mund të ekzistonte.”, tha Vetel, i cili garoi për Ferrarin për pesë vite dhe u shpall kampion i Botës me Red Bullin nga viti 2010-2013.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"