Formula 1/ Panik në provat e lira, piloti përplaset me 350 km/h (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 19:26

Formula 1/ Panik në provat e lira, piloti përplaset me 350 km/h (VIDEO)

Sot në Monza të Italisë janë zhvilluar provat e lira të Formual 1 për garën e Çmimit të Madh të Mozës” e cila do të zhvillohet të dielën. Ka ndodhur një episod i frikshëm në këto prova të zhvilluara sot. Bëhet fjalë për një aksident brutal i cili përfshiu pilotin e Alfa Romeo Sauber, Markus Erikson.

marcus-ericsson-sauber-c37-cr-1

Piloti britanik ishte duke udhëtuar me një shpejtësi tejet të madhe, plot 350 km/h kur diçka ka ndodhur me sistemin e tij të drjetimit, teksa ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kufizimet anësore të pistës. Më pas makina e tij ka pësuar dhe disa rrotullime në ajër ku u mendua edhe më e keqja. Ndërsa skuderia fliste me shpresën se Erikson do përgjigjej ai bën këtë dhe thotë: “Nuk e di çfarë ndodhi, por jam mirë”. Menjëherë ai është trasnportuar për në spital për t’ju nënshtruar kontrolleve më të specializuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"