FORMULA 1/ Organizatorët zyrtarizojnë Botërorit me 22 gara, Rusia nuk zëvendësohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 19:34


FORMULA 1/ Organizatorët zyrtarizojnë Botërorit me 22 gara, Rusia nuk zëvendësohet

Organizatorët e Formulës 1 kanë marrë vendimin zyrtar në lidhje me një zëvendësim të mundshëm të Çmimit të Madh të Rusisë. Drejtuesit e kategorisë më të lartë të automobilizmit kanë vendosur që ky event nuk do të zhvendoset në ndonjë tjetër shtet, por do të hiqet nga kalendari i garave të kampionatit, duke bërë që ky Botëror të ketë 22 ndalesa sezonale.

formula 1

Siç dihet, Çmimi i Madh i Rusisë, i parashikuar për t’u mbajtur në Soçi, u anulua rreth 3 muaj më parë, menjëherë pasi Rusia ndërmori ofensivën ushtarake në Ukrainë.

Me heqjen e garës ruse, Formula 1 do të përshëndetet me Europën që më datë 11 shtator, datë kur do të mbahet eventi i fundit në kontinentin e vjetër, në Monzë. Më tej do të vijohet me garat aziatike në Singapor dhe Japoni, para se të zhvendoset në SHBA, Meksikë dhe Brazil, për t’i lënë më pas vend finales së madhe në Abu Dabi.

PANORAMASPORT.AL