FORMULA 1/ Nuk janë Hemiltoni dhe Vershtapeni në vendin e parë, zbuloni listën e 10 garueseve më të gjobitur në dekadën e fundit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2022 | 17:46

FORMULA 1/ Nuk janë Hemiltoni dhe Vershtapeni në vendin e parë, zbuloni listën e 10 garueseve më të gjobitur në dekadën e fundit (FOTO)

Të qenit garues në Formula 1 të jep shumë privilegje, ku natyrisht janë paratë e shumta ato që bien më shumë në sy. Por jo çdo gjë është “fushë me lule” për garuesit, pasi edhe ata trajtohen si të gjithë kur vjen puna për shkeljen e rregullave.

hemilton

Prestigjiozja angleze “The Sun” ka përpiluar një listë me 10 garuesit që janë penalizuar më shumë në dekadën e fundit, ku shifrat e zbardhura janë jashtë normales.

Vendin e parë e mban Pastor Maldonado, i cili ka qenë pilot me skuderinë e Uilliams. Në dekadën e fundit 37 vjeçari ka marrë më total 108 mijë paund gjobë.

Përsa i përket garuesëve të momentit, Luis Hemilton ndodhet në vendin e 7 me 55 mijë paund, ndërsa top 10-shen e mbyll kampioni në fuqi 41 mijë e 900 paund.

hhhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"