FORMULA 1/ Nisin prezantimet, Haas është makina e parë që heq mbulesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 13:44

FORMULA 1/ Nisin prezantimet, Haas është makina e parë që heq mbulesën

Formula 1 ka nisur dje zyrtarisht prezantimin e makinave që do të marrin pjesë në Botërorin 2023. Skuadra e parë që ka hequr mbulesën e njëvendëshes është Haas.

haas-vf-23-1

Makina amerikane me motor Ferrari ka treguar për publikun modelin me të cilin do të prezantohet në kampionat. Nuk kemi të bëjmë me një makinë të plotë dhe të përfunduar, pasi deri më tani është zbuluar vetëm pamja e jashtme me ngjyrat. Pilotët e Haas do të jenë i konfirmuari Kevin Magnusen dhe Niko Hulkenberg.

RED BULL – Më 3 shkurt në Nju Jork do të jetë radha për prezantimin e versionit të ri të makinës Red Bull. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të shohim modelin RB19 apo një model shumë “të fshehtë” me ngjyrat tradicionale. Pilotë janë konfirmuar kampioni në fuqi Maks Vershtapen dhe meksikani Serxho Perez.

UILLIAMS – Më 6 shkurt Uilliams është makina e tretë e Formulës 1 që do të behët publike. Në timon është konfirmuar Aleksandër Albon, ndërsa risi do të jetë amerikani Logant Sargenat.

ALFA ROMEO – Një ditë më vonë, më 7 shkurt, është radha e Alfa Romeos, skuadër që vjen me pritshmëri dhe ndryshime të mëdha. CEO Andreas Seidl është fokusuar në kalimin e Grupit Sauber tek Audi për vitin 2026. Aluni Bravi zëvendëson si shef skuadre Frederik Vasërin, e larguar te Ferrari, ndërsa pilotë janë konfirmuar kinezi Zhou Guanyu dhe finlandezi Valteri Botas.

ALFA TAURI – 11 shkurti do të jetë dita e Alfa Taurit. Me largimin e Pierr Gaslis, dyshja e pilotëve do të jenë sërish japonezi Iuki Tsunoda dhe holandezi Nik de Vries.

ASTON MARTIN – Më 13 shkurt do të kemi prezantim të dyfishtë. Njëra prej makinave është Aston Martin. Vendin e të larguarit Sebastian Fetel e ka marrë spanjolli Fernando Alonso. Në krah të dy herë kampionit të botës është konfirmuar Lans Stroll.

MEKLAREN – Skuadra tjetër që do ta heqë mbulesën më 13 shkurt është MekLaren, tashmë e drejtuar nga shefi i ri, italiani Andrea Stela. Në timon konfirmohet Lando Norris, ndërsa risia është piloti nga Zelanda e Re, Oksar Piastri.

FERRARI – Dita e “Shën Valentinit” i përket Ferrarit. “Kokëkuqja” ka zgjedhur 14 shkurtin, ndërsa pret një sezon të rëndësishëm, për të nisur ciklin e ri tashmë nën drejtimin e Frederik Vasër. Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz janë konfirmuar si pilotë.

MERCEDES – Prezantimi i Mercedesit do të jetë më 15 shkurt. Skuderia nga Shtutgarti shpreson që ky të jetë sezoni i kthesës pas një viti zhgënjyes. Pilotët mbeten të njëjtë, 7 herë kampioni i botës, Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll.

ALPINE – Njëvendëshja e fundit që do të prezantohet është ajo Alpine më datë 16 shkurt. Makina angleze do të formohet nga një dyshe pilotësh francezë, si i konfirmuari Esteban Okon dhe Pierr Gasli i ardhur nga Alfa Tauri. Kujtojmë se Botërori 2023 do ta ngrejë siparin më 5 mars në Bahrejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"