FORMULA 1/ Makinat ndezin motorët për Botërorin 2023, Alonso dominon në provat e lira në Bahrejn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2023 | 10:10

FORMULA 1/ Makinat ndezin motorët për Botërorin 2023, Alonso dominon në provat e lira në Bahrejn

Botërori 2023 i Formulës 1 ka nisur dje zyrtarisht me ditën e parë të provave të lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Bahrejnit. Një ditë që u dominua nga Fernando Alonso.

alonso

Pas sesionit të parë, ku vetëm Serxho Perez kishte rezultuar më i shpejtë se ai, spanjolli i Aston Martin, bëri ligjin në sesionin e dytë.

Kështu protagonist absolut i së premtes ishte Alonso, i cili la pas me 169 të mijtat Maks Vershtapenin dhe me 171 të mijtat Serxho Perezin, që u rendit i treti.

Nga ana tjetër Ferrari e reduktoi diferencën në sesionin e dytë, teksa Sharl Lëklerk u klasifikua në vend të katërt me +0.460 nga kreu. Monegasku i Ferrarit i zgjidhi në sesionin e dytë problemet që pati me freksionin.

Befason Niko Hulkenberg i skuadrës Haas, i cili e mbylli në top-5 me diferencë 0.469 nga Alonso. Ndërsa dhjetëshja e parë polotësohet me radhë nga Lans Stroll (+0.543), Pierr Gasli (+0.568), Luis Hamilton (+0.636), Lando Norris (+0.663) dhe Guaniu Zhu (+0.679).

Një ditë jo e mirë për Karlos Sainzin. Piloti i Ferrarit, i cili provat e para i mbylli i fundit pas njëvendëshja e tij u rrotullua në pistë, në sesionin e dytë nuk shkoi më shumë se vendi i 14-të.

Mesdita e sotme do t’i gjejë makinat në pistë për sesionin e tretë të provave të lira, ndërsa në orën 16:00 do të nisin kualifikueset. Gara për Çmimin e Madh të Bahrejnit do të startojë të dielën në orën 16:00.

provat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"