FORMULA 1/ Lufta ndaj Ukrainës, skuderia e njohur largon nga detyra pilotin rus që kishte lidhje të afërta me Putin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2022 | 14:23

FORMULA 1/ Lufta ndaj Ukrainës, skuderia e njohur largon nga detyra pilotin rus që kishte lidhje të afërta me Putin

Nikita Mazepin nuk do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 me skuderinë Haas në 2022.

MAYEPIN 1

Pas thashethemeve që lidheshin me të këto ditë mbërriti zyrtarisht lajmi i shkarkimi të pilotit rus dhe në të njëjtën kohë u ndërpre me efekt të menjëhershëm partneriteti me Uralkali, një kompani minerare e afërt me presidentin rus Putin dhe në pronësi të babait të Mazepin, Dmitri.

Vendimi u mor për shkak të luftës që krijoi Rusia ndaj Ukrainës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"