FORMULA 1/ Leklerk “pole position” në Spanjë, Vershtapen niset nga vendi i dytë. Hemilton vazhdon të zhgënjejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:58

FORMULA 1/ Leklerk “pole position” në Spanjë, Vershtapen niset nga vendi i dytë. Hemilton vazhdon të zhgënjejë

Sharls Leklerk do të niset nga vendi i parë në garën e nesërme, me rivalin e tij për këtë sezon, Maks Vershtapen që do të niset nga vendi i dytë.

leklerk - hemilton

Në Çmimin e Madh të Spanjës, piloti nga Monako do të ketë avantazhin e “pole position”, por Kampioni i Botës në fuqi nuk do t’ia bëjë të lehtë nga vendi i dytë.

Karlos Sainz do të jetë ai që do të mbyllë treshen e parë, ndërsa Mercedez mund të gëzohet me Xhorxh Rasëll i cili do të niset nga vendi i katërt.

Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë, i cili nuk bëri më shumë se vendi i gjashtë.

Gjithsesi çdo gjë pritet të shikohet nesër, në Çmimin e Madh të Spanjës, ku mund të ndodh çdo gjë.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"