FORMULA 1/ Lëklerk nuk gabon në “rrugët e shtëpisë”, pole-position me Ferrarin në Monako

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 17:49

FORMULA 1/ Lëklerk nuk gabon në “rrugët e shtëpisë”, pole-position me Ferrarin në Monako

Sharl Lëklerk nuk ka gabuar në atë që mund të cilësohet si pista e shtëpisë për të, pasi piloti nga Montekarlo, ka siguruar pole-position në Çmimin e Madh të Monako të Formula 1 me skuadrën Ferrari. Kjo e fundit blindoi vijën e parë të nisjes, duke renditur edhe Karlos Sainz në vendin e dytë.

ferrari

Lëklerk ishte ai që vendosi kohët më të shpejta në kualifikueset e treta, me Sainz që u mundua të ndiqte shokun e skuadrës, ndërsa Perez i Red Bull ishte i vetmi që u afrohej dy makinave Ferrari. Por në xhiron e tij të shpejtë Perez u përplas me barrierat në kthesën “Portier” të pistës e më pas edhe Sainz u përplas në makinën Red Bull, duke bërë që të valëviteshin flamujt e kuq e të mos kishte më ndërrime pozicionesh, pasi kualifikueset u mbyllën një minutë para kohe.

Verstapen nuk ia doli kësisoj të përmirësonte kohën e tij, duke mbetur në vendin e katërt. Lando Norris mori vendin e katërt, ndërsa Rasell vendin e 6 për makinën Mercedes. Alonso shkoi në vendin e 7 para se të përplasej edhe ai në kthesën “Mirabeau”, me Hemilton që e ndjek në vendin e 8, kurse Fetel dhe Okon plotësojnë 10-shen e parë në nisje.

f1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"