Formula 1, konfirmohet i shëruari i parë nga Koronavirusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 12:09

Formula 1, konfirmohet i shëruari i parë nga Koronavirusi

Anëtari i Mek Larenit për Çmimin e Madh të Australisë, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus, është është shëruar dhe tani është pa simptoma. Lajmi është konfirmuar nga vetë skuderia. 

Mek Klaren

Testi pozitiv i punonjësit të Mek Laren të enjten në Melburne shkaktoi anulimin e garës pas një serie takimesh në mëngjesin e së premtes.

I gjithë personeli i Mek Laren që udhëtoi për në Australi do të qëndrojë në karantinë për dy javë si një masë paraprake. 14 persona të tjerë të cilët kishin kontakte të ngushta me personin e prekur mbeten në karantinë gjithashtu.

Ata po ndihmohen përmes izolimit të tyre 14-ditor nga drejtori i garave Andrea Stella, i cili vullnetarisht qëndroi prapa për t’i mbështetur ata.

Shefi ekzekutiv i McLaren Racing, Zek Brown, tha se vendimi për t’u tërhequr nga gara ishte “si vendimi më i vështirë që duhej të merrja, por si Drejtor i Përgjithshëm ishte më i lehtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"