FORMULA 1/ Kampionati fillon me spektaklin e Alonsos dhe konfirmimin e Vershtapen, Sainz shpëton Ferrarin nga katastrofa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 17:42

FORMULA 1/ Kampionati fillon me spektaklin e Alonsos dhe konfirmimin e Vershtapen, Sainz shpëton Ferrarin nga katastrofa

Çmimi i Madh i Bahrejnit ngriti siparin e sezonit të ri të Formula 1, i cili startoi me një dominim të frikshëm nga Maks Vershtapen dhe Red Bull.

vershtapen

Holandezi konfirmoi dhe një herë që është ai piloti për t’u mundur këtë sezon, duke marrë pikët e plota nga kjo garë.

Në vend të dytë u ngjit shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i cili gjithashtu dhuroi një garë fantastike.

Surpriza e kësaj mbrëmjeje mbante emrin e Fernando Alonsos. Piloti spanjoll dhuroi spektakël duke u ngjitur në podium me Aston Martin.

Sa i përket Ferrarit, skuderia italiane mund të gëzohet vetëm me vendin e katërt të arritur nga Karlos Sainz, ndërsa Sharl Lëklerk e mbylli garën me probleme në motor duke mos e çuar deri në fund.

Sa i përket Luis Hemilton, britaniku mund të gëzohet vertëm me vendin e 5-të në renditje.

RENDITJA:

465465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"