FORMULA 1/ Hemilton kriset me federatën, veprimi i pilotit habit të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 15:23

FORMULA 1/ Hemilton kriset me federatën, veprimi i pilotit habit të gjithë

Humbja e Luis Hemilton në garën në Abu Dabi kanë trazuar gjithë Formula 1. Edhe pse skuderia e Mercedez vendosi të mos apelojë vendimin e FIA-s, përsëri ka tension mes Hemitlon dhe federatës.

hemilton

Piloti anglez ka vendosur të bëjë një pauzë duke u shkëputur nga çdo gjë lidhur me Formukla 1. Ai ka hequr faqen zyrtare të federatës nga Instagrami i tij. Një tjetër shenjë që tregon se ai po vendos një barrierë. Por kjo nuk është e vetmja gjë që anglezi ka bërë për të shprehur pakënaqësitë e tij. Ai ka vendosur që të bojkotojë mbrëmjen gala të organizuar nga FIA.

Luis Hemilton nuk i del e keqja nga humbja në xhiron e fundit ndaj rivalit të tij Maks Vershtapen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"