FORMULA 1/ Hamilton: Vit i vështirë, bravo Ferrarit; Sainz: Vershtapen e meritonte vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 18:21

FORMULA 1/ Hamilton: Vit i vështirë, bravo Ferrarit; Sainz: Vershtapen e meritonte vendin e dytë

Shtatë tituj kampion nuk fitohen rastësisht, por Luis Hamilton paralajmëron se për të dhe skuderinë Mercedes-Benz sivjet do të ketë vështirësi të mëdha, jo për të synuar Botërorin, por qoftë edhe për disa fitore, edhe pse jemi ende në garën e parë të sezonit.

FGUPCZmXsAAHULh

“Pikësëpari dua të përgëzoj Ferrarin dhe jam realisht i lumtur për Lëklerkun dhe Sainzin, të cilët gjithashtu kanë luftuar edhe vjet për një sukses që nuk ka ardhur.

Por me sa duket në shtëpinë italiane kanë punuar mjaft mirë për ndryshimet e rezervuara sivjet, ndërsa ne ndoshta morëm rezultatin e mundshëm më të mirë, pas një fundjave e cila më e vështirë nuk mund të ishte. Nuk kishim një makinë kompetitive dhe kjo u pa qartë, por në të njëjtën kohë nuk pres që kthesa jonë të jetë e shpejtë, ndonëse mbetemi të bashkuar”.

Një festë më të madhe për të nuk mund të kishte, duke qenë se kompletoi dopietën e Ferrarit në garën e parë të Botërorit, por Karlos Sainz e di mirë se pa tërheqjen e Maks Vershtapenit kjo gjë nuk do të kishte qenë e mundur:

“Përgëzoj Lëklerkun për fitoren, pasi gjatë të gjithë fundjavë ai ishte fantastik, falë edhe punë fantastike që mekanikët tanë kishin bërë. Ndoshta mund ta themi hapur se më në fund edhe Ferrari është rikthyer bindshëm, ndonëse pa tërheqjen e Maks Vershtapenit vendi im i dytë nuk do të kishte qenë i mundur. E meritonte ai atë pozicion, por pas daljes nga pista të makinës së sigurisë e pashë në vështirësi dhe e parakalova”, tha spanjolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"