FORMULA 1/ Hamilton: Kemi një mal për të ngjitur, jam krenar për këtë skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2023 | 15:44

FORMULA 1/ Hamilton: Kemi një mal për të ngjitur, jam krenar për këtë skuadër

Me përfundimin e testeve në Bahrejn, tashmë Formula 1 po bëhet gati për të ndezur zyrtarisht motorët në garën e parë sezonale më 5 mars.

2NKX256-1

Tepër i karikuar në prag të sezonit të ri është edhe Luis Hamilton, i cili shpreson që këtë vit të jetë në gjendje për të luftuar për titullin. Piloti i Mercedesit ka folur për indicet e marra gjatë testeve në Sakhir: “Ishin ditë interesante dhe asnjëherë nuk është i lehtë rikthimi në pistë. Por ajo që më ka befasuar është se në këtë vit të 11-të për mua te Mercedesi, të gjithë në skuadër janë prezantuar me të njëjtin mentalitet, duke punuar fort. Jemi të vetëdijshëm se kemi një mal për të ngjitur, por askush nuk është i frikësuar. Jam krenar për këtë skuadër”, deklaroi ndër të tjera Hamilton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"