Formula 1/ Hamilton i papërmbajtshëm, Ferrari zhgënjen sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 18:02

Formula 1/ Hamilton i papërmbajtshëm, Ferrari zhgënjen sërish

Luis Hamilton vazhdon dominimin në Formula 1. Piloti britanik fitoi edhe në çmimin e madh të Spanjës.

hamilton

Pas Hamiltonit u rëndit Maks Verstapen, kurse në vendin e tretë e mbylli garën Valteri Botas. Ferrari nga ana tjetër nuk po di të ngrejë krye. Dy pilotët e “Kokëkuqes” italiane zhgënjyen sërish.

Sebastian Fetel e mbylli në vendin e shtatë, ndërsa akoma më keq për Leklerk që nuk arriti ta përfundonte dot garën.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"