FORMULA 1/ Hamilton drejt Red Bullit? Shefi i austriakëve i jep përgjigjen përfundimtare fansave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 13:30

FORMULA 1/ Hamilton drejt Red Bullit? Shefi i austriakëve i jep përgjigjen përfundimtare fansave

Pas zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit në ambientet e Formulës 1 për një kalim të bujshëm të Luis Hamiltonit te Red Bulli, së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Kristian Horner.

hamilton horner

 

Shefi i skuadrës austriake i “mbyll” dyert një afrimi të mundshëm të shtatë herë kampionit të botës te Red Bulli.

“Pilotët tanë do të qëndrojnë jo vetëm këtë sezon, por edhe kampionatin e ardhshëm. Jemi shumë të kënaqur me punën e tyre dhe nuk arrij që ta kuptoj se si mund të marrim Hamiltonin në ekip”, ishin fjalët e Hornerit, në lidhje me një afrim të mundshëm të Red Bulli të pilotit britanik, teksa ky i fundit është në skadencë kontrate me Mercedesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"