FORMULA 1/ Garë surprizuese në Monza të Italisë, Vershtapen dhe Hemilton jashtë pas përplasjes. Ja renditja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 16:41

FORMULA 1/ Garë surprizuese në Monza të Italisë, Vershtapen dhe Hemilton jashtë pas përplasjes. Ja renditja (VIDEO)

Çmimi i madh i Italisë është mbyllur me një rezultat befasues ku triumfues doli piloti Daniel Rikardo me makinën “McLaren”.

dyshja fituese e formula 1

Ishte një garë sepktakolare e cila u pasua nga një incident që la jashtë dy pilotët kryesorë, Luis Hemilton dhe Maks Vershtapen. Dyshja u përplas në xhiron e 26-të të garës, duke mbyllur shanset për pikë në pistën e Monzës.

Teksa gara vazhdoi, dyshja Rikardo dhe Lando Norris e McLarenit morën kryesimin për t’i dhënë skuterisë së tyre podiumin e dyfishtë që i mungonte prej vitit 2010. Në vendin e tretë u rendit piloti i Mercedesit, Valteri Botas, ndërsa një vend më poshtë për Leklerk me Ferrarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"