FORMULA 1/ Gafë e pafalshme e Ferrarit, Verstapen fiton në Hungari me garën perfekte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2022 | 17:40

FORMULA 1/ Gafë e pafalshme e Ferrarit, Verstapen fiton në Hungari me garën perfekte

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Maks Verstapen, ka përforcuar pozitat e tij në kreun e renditjes së këtij edicioni me një fitore pas një gare perfekte në Çmimin e Madh të Hungarisë. Askush nuk e priste të ishte një protagonist në Hungaroring por holandezi dhe skuadra Red Bull kanë qenë perfekte duke kthyer në triumf të pabesueshëm vendin e tij të 10 në nisje.

sdfdfsdfsdf

Verstapen bëri një start të mirë dhe pastaj duke shfrytëzuar në maksimum dy ndalesat në bokse, të kombinuara edhe me parakalime spektakolare, mori kreun e garës pas ndalesave të dyta dhe nuk e lëshoi më deri në fund, duke shkuar qetësisht drejt finishit. Pas krahëve të tij u rendit Luis Hemilton, i cili dha shenjat e rizgjimit, ndonëse tani të flitet për titull është shumë vonë. Vendi i tretë i shkoi Xhorxh Rasëll. I cili gaboi pjesën e mesme të garës dhe humbi kësisoj mundësinë për të garuar për fitoren ndonëse nisej nga pole-position.

Dështimi i garës mbetet përsëri Ferrari me Lëklerk që gaboi gjithçka të mundshme. Ai ishte i qetë në kryesimin e garës dhe me një distancë të ndjeshme ndaj ndjekësve. Por skuadra mori vendimin e gabuar për t’i vendosur gomat e forta dhe performanca e Ferrarit ra ndjeshëm, duke humbur vende njëri pas tjetrit e duke e bërë rikuperimin të pamundur.

uiui

Në fund, vetëm vend i 6 për të, duke i dhënë fund çdo shprese për titull. Ndërkohë, Sainz luftoi dhe u tregua më i qëndrueshëm por nuk ia doli të merrte më shumë se vendin e katërt në këtë garë.

rtyerterter

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"