FORMULA 1/ Gafa e sponsorit ndez polemikat: Hemilton, tetë herë kampion i botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2022 | 13:45

FORMULA 1/ Gafa e sponsorit ndez polemikat: Hemilton, tetë herë kampion i botës

Dueli i sezonit të kaluar në Abu Dabi u mbyll keq për Luis Hamiltonin dhe Mercedesin, teksa titulli kampion në Formulën 1 përfundoi në duart e rivalit Maks Vershtapen në garën e fundit. As titulli “Sir” i akorduar nga Princi Karl, nuk ka arritur që ta ndihmojë pilotin për ta lënë pas krahëve atë garë, teksa britaniku për muaj me radhë vijon të qëndrojë i zhdukur në rrjetet sociale. Në Emiratet Arabe, Hamiltonit iu shua ëndrra e një titulli që do ta bënte atë më fituesin në historinë e Formulës 1, duke lënë përfundimisht pas Majkëll Shumakerin. Por së fundmi një dyqan në Pragë të Çekisë ka menduar që t’i akordojë titullin e sezonit të kaluar pilotit britanik, teksa me anë të një posteri e paraqet Luis Hamiltonin si tetë herë kampion të botës.

hemilton

GAFA

Në imazhet e fotos 37-vjeçari anglez paraqitet i buzëqeshur me kostumin e zi të Mercedesit 2021, ndërsa në pjesën e poshtme në të djathtë të posterit shkruhet “Luis Hamilton, tetë herë kampion i botës për pilotë në Formulën 1”. Gafa e reklamës nuk ka kaluar pa polemika, teksa në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuzat ndaj firmës “Puma”.

“ËSHTË E DREJTË”

Por nuk janë të paktë as ata që e shikojnë në një tjetër këndvështrim. “Është e drejtë. Luis është tetë herë kampion, pasi të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në Abu Dabi”, janë reagimet kryesisht nga tifozët e Mercedesit, të cilët i referohen menaxhimit shumë të kontestuar që iu bë makinës së sigurisë në garën e mbajtur në dhjetor, që i hapi rrugën drejt triumfit Maks Vershtapenit në momentet finale.

76757

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"