FORMULA 1/ Fitore me “dhimbje” për Ferrarin, Leklerk lë pas Vershtapen në Çmimin e Madh të Austrisë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2022 | 20:45

FORMULA 1/ Fitore me “dhimbje” për Ferrarin, Leklerk lë pas Vershtapen në Çmimin e Madh të Austrisë (VIDEO)

Sharls Leklerk arriti triumfin në Çmimin e Madh të Austrisë duke u rikthyer te fitorja pas plot tetë garash që nuk e arrinte vendin e parë.

leklerk

Gjithsesi kjo mund të quhet një fitore me dhimbje për Ferrarin, pasi nuk aririti dot t’i dërgonte të dy pilotët pas vijës së finishit, me makinën e Karlos Sainz që u mbulua nga flakët e detyrua të tërhiqej.

Në vendin e dytë u ngjit Maks Vershtapen, i cili e humbi tre herë shansin për të ruajtur vendin e parë duke u parakaluar nga Leklerk.

Podiumin e mbylli britaniku Luis Hemilton, i cili po tregon formën e mirë që po kalon këto momente, ku në këtë garë rikuperoi 5 vende.

Një arritje e mirë ishte dhe për djalin e Mikael Shumaker, Mik i cili u shpall piloti i ditës.

gara

Renditjen e pilotëve vazhdon ta kryesojë Maks Vershtapen me 208 pikë, ndërsa ndiqet nga Leklerk me 170 pikë. Për sa i përket konstruktorëve, Red Bull qëndron në krye me 359 pikë, ndërsa Ferrari e ndjek me 303 pikë.

Renditja e pilotëve:

01

Renditja për konstruktor:

10

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"