FORMULA 1/ Fetel përfshihet në aksident, Hamilton fiton “pole position” në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 16:04

FORMULA 1/ Fetel përfshihet në aksident, Hamilton fiton “pole position” në Rusi

Luis Hamilton ka fituar “pole position” në çmimin e madh të Soçit në Rusi. Britaniku do të niset para të gjithëve në garën e nesërme.

hamilton

Në vendin e dytë u rëndit, Maks Verstapen me Red Bullin e tij, ndërsa në të tretin Valteri Botas me Mercedezin e tij. Kanë zhgënjyer pilotët e Ferrarit. Vetëm vend i 11-të për Leklerk dhe i 15-të për Fetelin.

Ky i fundit gjatë garës u përfshi në një aksident, pasi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin ndarës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"