FORMULA 1/ Ferrari ngjitet në podium, por Çmimi i Madh i Singaporit fitohet nga piloti i Red Bullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 17:41

FORMULA 1/ Ferrari ngjitet në podium, por Çmimi i Madh i Singaporit fitohet nga piloti i Red Bullit

Serxhio Perez fitoi Çmimin e Madh të Singaporit, në një garë që u desh të mbyllej në bazë të kohës.

perez

Piloti meksikan nuk pati rivalitet që nga momenti që mori kryesimin e garës duke e dominuar deri në fund.

Për Ferrarin mund të quhet një fundjavë e mirë, me të dy pilotët e saj që u ngjitën në podium. Vendi i dytë i takoi Sharls Lëklerk, ndërsa Sainz rrëmbeu vendin e tretë.

Lideri i botërorit nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, ndërsa për Mercedes ishte një fundjavë për t’u harruar, me Hamilton që përfundoi i nënti, ndërsa Rasëll në vendin e 14.

Kështu holandezi vazhdon të jetë në vendin e parë me 341 pikë, i ndjekur nga Lëklerk me 237 dhe Perez me 235, ndërsa Red Bull vazhdon të kryesojë në renditjen për konstruktor me 576 pikë, teksa Ferrari në vendin e dytë me 439.

d

`1235678o[]

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"