FORMULA 1/ Ferrari në krizë, Hamilton siguron “pole position numër 95

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 16:36

FORMULA 1/ Ferrari në krizë, Hamilton siguron “pole position numër 95

Luis Hamilton ka fituar “pole position” në pistën e Toskanës. Piloti britanik do të niset i pari në garën e nesërme pasi regjistroi kohën më të shpejtë.

hamilton

Në vendin e dytë u rëndit Valteri Botas, ndërsa nga vendi i tretë do niset Maks Verstapen i Red Bullit. Vazhdon kriza e skuderisë Ferrari. Leklerk do niset nga vendi i pestë, ndërsa më keq bëri Sebastian Fetel që i mbylli provat në vendin e 14-të.

Ky ishte “pole position” numër 95 për Hamiltonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"