FORMULA 1/ Do të jetë sezoni më i gjatë në histori, konfirmohen datat e garave për vitin 2023 (KALENDARI I PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 19:43

FORMULA 1/ Do të jetë sezoni më i gjatë në histori, konfirmohen datat e garave për vitin 2023 (KALENDARI I PLOTË)

FIA ka konfirmuar kalendarin për sezonin e ri, 2023, që do te jetë më i gjati në histori, me 24 gara në 21 shtete të botës, nga të cilat 9 do të jenë në Europë dhe 8 në Azi.

formula 1

Sezoni do të startojë si gjithmonë me Çmimin e Madh të Bahreinit dhe do të përfundojë me atë të Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Garë që pritet me padurim është Çmimi i Masdh i Las Vegasit që do të debutojë në 18 nëntor, por interes do të ketë edhe rikthimi i Çmimit të Madh të Kinës, ndërsa gara e Francës është hequr nga kalendari.

formula 1 kalendar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"