FORMULA 1/ “Do ta fitonim gjyqin”, Mercedezit nuk i del e keqja: Hemiltonit iu vodh titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 13:53

FORMULA 1/ “Do ta fitonim gjyqin”, Mercedezit nuk i del e keqja: Hemiltonit iu vodh titulli

Humbja e Luis Hemilton në xhiron e fundit ka sjellë shumë pakënaqësi tek skuderia e Mercedez. Ata bënë një apelim në gjykatë, por më pas e tërhoqën. Shefi i Mercedez Toto Uolf shprehu pakënaqësi me mënyrën si përfundoi gara.

hemilton

“Luis Hemiltonit iu vodh titull botëror. Prisja masa konkrete nga FIA dhe jo fjalë. Duhet të sqarohej se çfarë mund të arrihej apo jo. Kemi vendosur mos të apelojmë. Jam i sigurtë që do të fitonim, por nuk është në politikën tonë t’i çojmë gjërat kështu. Gjithsesi është e nevojshme sesi do të vazhdojmë, duhet të përcaktojmë rregulla të qarta.”

Maks Vershtapen e parakaloi Luis Hemiltonin në xhiron e fundit, kur makina e sigurisë ishte në lojë. Kjo bëri që fansat dhe drejtuesit të ndaheshin në dy krahë. FIA konfirmoi Vershtapenin si kampionin e ri të botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"