Formacioni si ndaj Egnatias/ Shkodranët me një mungesë të vetme, Brdariç ka gati Vllazninë fituese kundër Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 9:38

Formacioni si ndaj Egnatias/ Shkodranët me një mungesë të vetme, Brdariç ka gati Vllazninë fituese kundër Kastriotit

Vllaznia dje ka vijuar punën për takimin e javës së fundit të fazës së parë, atë që do të ketë ndaj Kastriotit. Përballja ndaj Pogradecit për Kupë duket se nuk i ka rënduar aspak kuqeblutë, për më tepër fitorja tenistike ka rritur entuziazmin në skuadër. Dje, trajneri Brdariç ka nxjerrë lojtarët në stërvitje duke zhvilluar një seancë të plotë.

VLLAZNIA

Ajo që ra në sy është se për takimin ndaj krutanëve do të mungojë vetëm sulmuesi anësor, maqedonasi Fahrudin Gjurgjeviç. Ai vijon të vuajë dëmtimin në këmbë dhe stafi mjekësor është i mendimit që Gjurgjeviç edhe për këtë përballje të javës së fundit të fazës së parë të jetë jashtë fushës së blertë.

Sulmuesi në fjalë pritet të jetë mungesa e vetme për Vllazninë në ndeshjen e radhës me Kastriotin. Një mungesë e tillë nuk pritet që të ketë ndikim te skuadra shkodrane, pasi në organikë ka disa lojtarë që mund të luajnë në fazën sulmuese.

gjurgjevic

FORMACIONI

Pavarësisht se ka edhe një seancë stërvitore deri në shtunën, ajo që mësohet është se trajneri Brdariç po skicon formacionin që do të hedhë në fushë në përballjen ndaj Kastriotit. Sipas parashikimeve, në formacion do të ketë pak ndryshime nga përballja e fundit në kampionat ndaj Egnatias.

Në portë pritet që të luajë Zogoviç. Katërshja e mbrojtjes parashikohet të përbëhet nga Gurishta, Dianje, Adili dhe Hakaj, duke shpresuar se do të kenë nxjerrë mësim nga gabimet e së shkuarës.

Në mesin e fushës, përkrah dyshes Jonuzi e Krymi, pritet që të jetë Heriç ndaj krutanëve.

Në sulm Da Silva mendohet ta nisë si titullar përkrah Aralicës dhe Latifit që do të jenë treshja e repartit ofensiv. Megjithatë, formacioni deri të shtunën mund të ketë ndonjë lëvizje të çasteve të fundit, pasi lojtarë të tillë si Kruja, Hoxhaj apo Mustedanagiç mund të jenë të mundshëm për njëmbëdhjetëshin e parë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"